LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani: Përvoja ishte në anën tonë

Tovërlani: Përvoja ishte në anën tonë

Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Vëllaznimit. Kryeqytetasit të dielën në udhëtim mundën “kuqezinjtë” e Gjakovës me rezultat minimal 1-0.

“Ishte një ndeshje e vështirë në aspektin psikik, sepse të dy skuadrat vinin nga humbjet e pësuara një javë më parë. Ne, në pjesën e parë ishim me fat që nuk morëm gol, ndërsa në pjesën e dytë ishim më të mirë”.

“Mendoj se në këtë takim vendosi përvoja e cila ishte në anën tonë, mirëpo përparësia e jonë ishte edhe pankina, të cilën e kishim më të fortë”, ka thënë Toverlani për KosovaPress.

Prishtina aktualisht ka 26 pikë, një më pak se lideri i tabelës, Trepça ’89, ndërsa Vëllaznimi mbetet në pozitën e nëntë me 13 pikë. /Telegrafi/