LAJMI I FUNDIT:

Javë interesante në hendboll

Javë interesante në hendboll

Kjo fundjavë në hendbollin kosovar pritet me kërshëri në të dy konkurrencat.

Ndër meshkuj veçohet takimi Kosova – Kastrioti ndërsa në atë të femrave Shqiponja – Kastrioti.
Edicioni i ri i hendbollit ka filluar në shenjë të skuadrave favorite në të dy konkurrencat.
Në xhiron e tretë në Superligën e meshkujve të shtunën takohen Drita – Trepça (15:00), Samadrexha – BESA Famiglia (18:30), Zhegra – Vjosa (18:30), ndërsa të dielën në program janë Drenica – Deçani (16:00) dhe Kosova – Kastrioti (17:00). Ndeshja Prishtina – Vëllaznimi zhvillohet më 03.10.2012.
Në kategorinë e Superligës së femrave në këtë javë, të tretë, takohen: Shqiponja – Kastrioti (e shtunë, 14:00), Prishtina – Trepça (e shtunë,17:00), Istogu – Drita (e diel, 12:30) dhe Kosova – Vllaznimi (e diel, 13:00). /Telegrafi/