LAJMI I FUNDIT:

La Liga: 11-shja e javës së 30-të

La Liga: 11-shja e javës së 30-të

Barcelona dhe Real Madridi edhe këtë vikend shënuan fitore të njëjta, kësaj here me rezultat 2-0, për të mbajtur të njëjtën diferencë pikësh në tabelën e ligës spanjolle.

Reali kësaj here është i pranishëm me dy lojtarë në 11-shen më të mirë të javës të zgjedhur nga Goal, me mesfushorin francez Lassana Diarra dhe mbrojtësin portugez Pepe.

Edhe ekipi tjetër Madridlen, Atletico, mposhti Deportivon si mysafir me rezultat 2-1, dhe po ashtu është i pranishëm me dy lojtarë. I vetëm në sulm është gjendur argjentinasi Sergio Aguero, derisa nga ky ekip është përfshirë edhe mbrojtësi Tomas Ujfalusi.

Getafe befasoi Sevillan duke e mposhtur me rezultat minimal, 1-0, në fushë mysafire, dhe meritor për këtë ishte portieri serb i mysafirëve që ruajti portën e paprekur.


Ekipi më i mirë i javës:

Portier: Vladimir Stojkovic (Getafe)

Mbrojtës: Lionel Scaloni (Real Mallorca); Pepe (Real Madrid); Tomas Ujfalusi (Atletico Madrid); Sergio (Osasuna)

Mesfushorë: Juan Mata (Valencia); Lassana Diarra (Real Madrid); Achille Emana (Real Betis); Eliseu (Malaga); Andres Iniesta (Barcelona)

Sulmues: Sergio Aguero (Atletico Madrid)

Formacioni i javës 4-5-1

Stojkovic

Scaloni – Pepe – Ujfalusi – Sergio

Mata – Diarra – Emana – Eliseu – Iniesta

Aguero