LAJMI I FUNDIT:

Premierliga: Ekipi i javës së 30-të

Premierliga: Ekipi i javës së 30-të

Kapiteni i Liverpoolit padyshim se ishte njëri nga lojtarët më të spikatur të javës së 30-të të Premierligës, pas paraqitjes së shkëlqyeshme kundër Aston Villas.

Ekspertët e Eurosport kanë marrë mendimet e pesë gazetave më të famshme në Angli: The Sun, Daily Mirror, Mail, The Times dhe Guardian, për të zgjedhur 11-shin më të mirë të vikendit në Premierligë.

Nga emrat që spikatin, përveç Gerrard, është edhe portieri i Fulhamit, Mark Schwarzer, i cili i bëri ballë mjaft mirë sulmit të kampionit në fuqi të ligës angleze, Manchester United.

Pas dygolëshit të shënuar që i solli fitoren Portsmouthit ndaj Evertonit, në listë nuk mungon as Peter Crouch, që në sulm është i shoqëruar nga Robin van Persie, i cili edhe pse nuk shënoi ishte shtylla kyçe e fitores së Arsenalit.


Krahas Fulhamit, me tre lojtarë në 11-shen e javës është i pranishëm edhe Tottenhami, që iu dha një goditje shpresave të Chelseat për të fituar titullin këtë sezon.

Ekipi i javës në Premierligë:

Portier: Mark Schwarzer (Fulham)

Mbrojtës: Micah Richards (Manchester City); Brede Hangeland (Fulham); Ledley King (Tottenham); Benoit Assou-Ekotto (Tottenham)

Mesfushorë: Dirk Kuyt (Liverpool); Steven Gerrard (Liverpool); Danny Murphy (Fulham); Luka Modric (Tottenham)

Sulmues: Peter Crouch (Portsmouth); Robin van Persie (Arsenal)

Formacioni: 4-4-2

Schwarzer

Richards – Hangeland – King – Assou-Ekotto

Kuyt – Gerrard – Murphy – Modric

Crouch – Van Persie