LAJMI I FUNDIT:

Liga e Kampionëve: Ekipi më i mirë i javës

Liga e Kampionëve: Ekipi më i mirë i javës

Heronjtë e Liverpoolit, Fernando Torres dhe Steven Gerrard, ishin padyshim ndër më të merituarit për eliminimin e Real Madridit nga Liga e Kampionëve, dhe janë zgjedhur edhe në mesin e më të mirëve të javës nga Eurosport.

Ekipet angleze, që të katërta të kualifikuara për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, janë prezentë me 5 lojtarë në 11-shen më të mirë të javës.

Krahas dy yjeve të Liverpoolit, nga anglezët janë përfshirë edhe portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, mbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic, dhe kapiteni i Chelseat, John Terry.

Me dy yje në 11-shen e javës është prezent edhe Barcelona, që bëri një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Lyonit.

11-shja më e mirë:

Portier: Manuel Almunia (Arsenal)


Mbrojtës: Maicon (Inter); John Terry (Chelsea); Nemanja Vidic (Manchester United); Aly Cissokho (Porto)

Mesfushorë: Ariel Ibagaza (Villarreal); Mark van Bommel (Bayern Munich); Steven Gerrard (Liverpool); Andres Iniesta (Barcelona)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona); Fernando Torres (Liverpool)

Formacioni 4-4-2:

Almunia

Maicon – Terry – Vidic – Cissokho

Ibagaza – Van Bommel – Gerrard – Iniesta

Messi – Torres