Cristiano Ronaldo është zotuar se do të bëhet “edhe më i mirë”, pasi fitoi Topin e Artë, por historia thotë se mund të mos jetë aq e lehtë.
Që kur braziliani Ronaldo e fitoi atë dy herë (në vitet 1997 dhe 2002), asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur ta përsëritë. Më poshtë do të ju prezantojmë dhjetë fituesit e fundit, dhe si ndryshuan karrierat e tyre pas fitimit të këtij trofeu.
2007 – Kaka
Braziliani i shpejtë ende është një prej lojtarëve më të mirë në botë, por ka zbritur i teti në votimin e sivjetmë, pas një sezoni katastrofik me Milanin, që dështoi të kualifikohet edhe për në Ligën e Kampionëve, por që së fundi ka filluar të kridhet.
2006 – Fabio Cannavaro
Cannavaro u zgjodh fitues pas një paraqitje të shkëlqyeshme në Kupën Botërore, por tash është në rënie të vazhdueshme. Ai u transferua në Real Madrid pas rënies së Juventusit në Serie B dhe, pavarësisht triumfit në La Liga, ka bërë një numër gafash jo të natyrës së tij.
2005 – Ronaldinho
Jo shumë larg, Ronaldinho u pranua nga të gjithë si lojtari më i mirë në botë. Këtë vit ai nuk arriti të futet as në 30 lojtarët më të mirë. Lëndimet, forma fizike dhe motivimi e larguan atë nga Barcelona dhe ai është duke u përpjekur të rikthehet me Milanin.
2004 – Andriy Shevchenko
Një kohë sulmuesi më i rrezikshëm në botë, karriera e Shevchenkos ra në mënyrë pingule pas transferimit të tij në Chelsea në vitin 2006. 30 milionë eurot e harxhuara nga Roman Abramovich për Shevchenkon, i sollën ekipit vetëm 16 gola brenda dy sezonesh. Ai u largua nga blutë këtë verë dhe u rikthye tek Milani.
2003 – Pavel Nedved
Megjithëse sezoni 2002/03, kur Juventusi arriti në finale të Ligës së Kampionëve, ishte edhe kulmi i karrierës së tij, mesfushori çek ende është i qëndrueshëm në paraqitjet e tij edhe në moshën 36-vjeçare. Ai ishte pjesë e yjeve të Juventusit që nuk u larguan nga bardhezinjtë dhe luajtën edhe në Serie B.
2002 – Ronaldo
Ronaldo ishte në periudhën e tretë nga katër rikthimet e tij në formë, kur ai fitoi Topin e Artë për të dytën herë në vitin 2002. Që atëherë karriera e tij ka shpërthyer, megjithëse ai luajti edhe dy sezone të tjera me Real Madridin, para se të mbetet nën hije.
2001 – Michael Owen
Një varg dëshpërues i lëndimeve e penguan Owenin kurrë të mos e përsërisë sezonin 2000/01, kur ai ndihmoi Liverpoolin drejt triumfit në tre Kupa (Carling, FA dhe UEFA) dhe shënoi hat-trick kundër Gjermanisë. Tash ai është vetëm një hije e formës së tij të dikurshme.
2000 – Luis Figo
Ai u kurorëzua me trofeun e famshëm në vitin e transferimit të tij sensacional nga Barcelona në Real Madrid, dhe loja e tij mahnitëse vazhdoi edhe për galaktikët. Ai fitoi dy tituj të ligës spanjolle, një Ligë të Kampionëve dhe ishte kapiten i Portugalisë në Euro 2004, kur kjo kombëtare arriti në finale.
1999 – Rivaldo
Edhe një brazilian. Karriera e Rivaldos pësoi një rënie të ngadalshme, pas një ngritjeje të shpejtë dhe ai arriti të jetë fitues i Kupës Botërore në vitin 2002. Më pastaj gjithçka shkoi keq për të, pas një transferimi të dështuar në Milan, ndërsa tash ai luan në Uzbekistan.
Cila do të ishte renditja juaj nga këta fitues të Topit të Artë, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon? A mendoni se portugezi Ronaldo do të arrijë të përsëritë atë që së fundi e bëri braziliani Ronaldo?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Etnik Brruti lë Kosovën për Shqipërinë – Tovërlani konfirmon vendimin dhe zbulon arsyen

Etnik Brruti konfirmon ftesën nga Shqipëria, por jo edhe vendimin për ta ndryshuar kombëtaren

Milani identifikon zgjedhjen kryesore për trajner të ri

Real Madridi i vendos çmim yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së dhe Man Cityt

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë

“Nuk më foli tre muaj për një ofendim”, bashkëlojtari tregon historinë qesharake me Messin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Reagimi i ashpër i Ronaldos kur pa sozinë e tij: Nuk je si unë, je shumë i shëmtuar

Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë