LAJMI I FUNDIT:

Boksierët përgatitën në Durrës

Boksierët përgatitën në Durrës

Federata e Boksit të Kosovës është në vlugun e përgatitjeve për turneun tradicional “Pavarësia“ që do të organizohet në Prishtinë me 18 shkurt.

Boksierët dhe boksieret tona vazhdojnë përgatitjet në Durrës. Në drejtimin e përzgjedhësit Xhevdet Pecit dhe ndihmësit të tij Shefki Bugujevcit, 12 boksierë dhe dy boksiere deri më 13 shkurt do të përgatitën për sfidat e reja.

Në rast se vazhdon të mbretërojë moti i ligë në Kosovë, Federata ka planifikuar që turneu të shtyhet për një javë.

Në këtë aktivitet pos nikoqirit të Kosovës, marrin pjesë edhe Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina. /Telegrafi/