LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet fillimi i kampionatit në basketboll

Shtyhet fillimi i kampionatit në basketboll

Stinori vjeshtor i BKT Superligës së Kosovës në basketboll shtyhet deri më 18 shkurt.

Bazuar në kalendarin e garave vazhdimi i edicionit do të duhej të fillonte më katër shkurt. Kjo shtyrje është rezultat i kushteve të vështira atmosferike pasi shumica e palestrave tona nuk e kanë funksional sistemin e ngrohjes.

Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të gjitha klubet deri para fillimit të stinorit t’i shlyejnë të gjitha borxhet ndaj FBK-së. Klubet të cilat nuk e respektojnë këtë kërkesë do të ndëshkohen, nuk do t’i fillojnë garat dhe se ndeshjet do t’i humbasin me rezultat zyrtar 20:0. /Telegrafi/