LAJMI I FUNDIT:

Afati kalimtar në hendboll

Afati kalimtar në hendboll

Përderisa po vazhdon evropiani në hendboll, Federata e Hendbolli e Kosovës ka zyrtarizuar fillimin e afati kalimtar.

Të drejtë ndërrimi mjedisi kanë lojtarët dhe lojtaret që kanë status të lirë, pa kontrata. Ky afat zgjat 8 ditë dhe do të përmbyllet me 31 janar 2012 në ora 16:00.

Hendbollistë dhe hendbolliste të huaja mund t’i përforcojnë skuadrat kosovare deri më 24 shkurt 2012 duke e respektuar Rregulloren e EHF-it .

Deri të martën në zyrat e FHK-së nuk ka arritur asnjë kërkesë zyrtare për kalime të hendbollistëve apo hendbollisteve. /Telegrafi/