LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Kelmendi në Kazakistan

Majlinda Kelmendi në Kazakistan

Të shtunën dhe të dielën e kësaj jave në Almaty të Kazakistanit, Federata Botërore e Xhudos organizon Mastersin e parë për këtë vit.

Në këtë garë marrin pjesë vetëm 16 më të mirët sipas ranglistës Botërore, e në mesin e tyre edhe Majlinda Kelmendi e cila ka siguruar normën olimpike.

Majlinda me këtë aktivitet fillon serinë e garave dhe përgatitjeve për Olimpiadën “Londra 2012”. /Telegrafi/