Xhiroja e parafundit e stinori vjeshtor të elitës së futbollit kosovar ishte mjaft interesante pasi u përballën rivalët e drejtpërdrejtë qoftë për kreun e tabelës apo edhe për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Fitoren më bindëse e shënoi Trepça’89 e cila nën drejtimin e Rafet Prekazit deklasoi Vëllaznimi me rezultat 5:0. Mitrovicasit në çdo aspekt të lojës ua kaluan gjakovarëve.
Drita doli fituese në derbin tjetër pasi mposhti Hysin me rezultat 3:1 duke e mbajtur e hapin me Prishtinën për vendin e parë për këtë stinor. Pjesa e parë e takimit ishte e baraspeshuar ndërsa në të dytën gjilanasit me angazhim maksimal ia dolën t’i inkasojnë tre pikë të reja.
Prishtina bindshëm mundi Besën me rezultat 3:0 për ta ruajtur pozitën e liderit. Bazuar në lojën e shfaqur, Prishtina shënoi fitore me plotë meritë edhe pse konstatimi i përgjithshëm ishte se rezultati është më bindës se loja.
Kek-u me dy golat e Berbatovcit mundi Gjilanin, konkurrentin e drejtpërdrejtë për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës. Kjo fitore konfirmoi vendosmërinë e Kek-ut për t’i ruajtur sa më shumë gjasat për mbijetesë në elitë.
Fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Liria që me rezultat 2:0 mundi Trepçën. Prizrenasit me këto tri pikë i mbajnë të gjalla shpresat që në stinorin pranveror do t’ia dalin për të mbetur në shoqërinë elite të futbollit kosovar. Trepça në këtë pjesë të kampionatit zhgënjeu në tërësi.
Drenica mundi Lepencin me rezultat minimal 1:0. Nikoqirët në këtë takim u angazhuan maksimalisht për të arritur fitore të rëndësishme e cila sa do pak i stabilizon pas shumë oscilimeve si në formë ashtu edhe në rezultate.
Në xhiron e 16-të dominuan nikoqirët dhe u shënuan 17 gola që flet për një efikasitet të madh që i bie afërisht tre gola për një ndeshje.
Rezultatet: Prishtina – Besa 3:0, Liria – Trepça 2:0, Kek-u- Gjilani 2:0, Drenica – Lepenci 1:0, Trepça’89 – Vëllaznimi 5:0 dhe Drita – Hysi 3:1.
Tabela : Ndeshje Fitore Barazim Humbje Gol. Pikët
1.Prishtina 16 10 3 3 28:14 33
2.Drita 16 9 5 2 26:13 32
3.Vëllaznimi 16 8 5 3 18:18 29
4.Trepça’89 16 7 7 2 23:13 28
5.Hysi 16 7 3 6 23:18 24
6.Trepça 16 5 4 7 16:19 19
7.Besa 16 5 4 7 19:23 19
8.Lepenci 16 5 4 7 13:17 19
9.Liria 16 5 2 9 16:24 17
10.Drenica 16 4 4 8 14:19 16
11.Gjilani 16 4 3 9 13:23 15
12.KEK-u 16 4 2 10 15:23 14
Në xhiron e 17-të (të fundit të stinorit vjeshtor) që zhvillohet të mërkurën prej orës 13:00 takohen: Gjilani – Prishtina, KEK-u-Trepça’89, Besa-Liria, Trepça-Drenica, Lepenci-Drita dhe Hysi-Vëllaznimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos