LAJMI I FUNDIT:

Drita frenohet në Prishtinë

Drita frenohet në Prishtinë

U desh që të kalojnë dhjetë xhiro e Drita ta pësojë humbjen e parë në këtë edicion.

Kryendeshjen e javës fitoi Prishtina e cila pos që ia shkaktoi humbjen Dritës riktheu pozitën e liderit në tabelën e klasifikimit.

Në këtë kaptinë u shënuan tri gola dy nga nikoqirët dhe një nga mysafirët (2:1). Prishtina me meritë fitoj këtë duel ndërsa Drita dëshmoj se jo rastësisht ishte skuadër deri dje e pamposhtur.

Derbin e skuadrave mitrovicase e fitoi Trepça’98, e cila mundi Trepçën me rezultat 2:1. Takimi ishte cilësor dhe mbi të gjitha korrekt.


Besa dhe Liria në këto xhiro të fundit po japin sinjale të këndelljes. Pejanët mposhtën Lepencin ndërsa prizrenasit Drenicën. Humbje pësuan në terrenin e tyre Kek-u nga Vëllaznimi dhe Gjilani nga Hysi. Pas këtyre humbjeve pozita e këtyre skuadrave keqësohen edhe më shumë.

Rezultatet

Trepça-Trepça’89 1:2, Besa-Lepenci 2:0, Gjilani-Hysi 0:3, KEK-u-Vëllaznimi 0:1,
Prishtina-Drita 2:1 dhe Liria-Drenica 2:1.

Tabela

Nr Skuadra Ndeshje Fitore Barazim Humbje Gol. Pikët
1 Prishtina 11 7 2 2 17:8 23
2 Drita 11 6 4 1 17:7 22
3 Vëllaznimi 11 6 4 1 12:6 22
4 Trepça’89 11 5 4 2 17:13 19
5 Hysi 11 4 3 4 15:12 15
6 Trepça 11 4 2 5 12:12 14
7 Besa 11 4 2 5 14:16 14
8 Drenica 11 3 4 4 11:13 13
9 Lepenci 11 3 4 4 7:10 13
10 KEK-u 11 3 1 7 11:17 10
11 Liria 11 3 1 7 8:17 10
12 Gjilani 11 2 1 8 8:18 7

Në xhiron e 12-të, e cila zhvillohet më 29-30 tetor prej orës 14:00 takohen: Trepça’89- Drenica, Liria-Drita, Prishtina-Vëllaznimi, KEK-u-Hysi, Gjilani-Lepenci dhe Besa-Trepça. /Telegrafi/