LAJMI I FUNDIT:

FBK-ja shqyrton rastin KB Prishtina

FBK-ja shqyrton rastin KB Prishtina

Sot prej orës 16:00 bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës do të analizojë zhvillimet e fundit në basketbollin tonë.

Rasti i Klubit Basketbollistik “Prishtina” do të shqyrtohet për të dhënë një vendim meritor se cili nga dy kuvendet e organizuara ishte legjitim.

Aktualisht nga këto kuvende nga dalë dy kryesi të cilat thirren në traditën e klubit. Federata edhe gjatë ditës së sotme do të grumbullojë dëshmi për ta ndriçuar sa më mirë rastin dhe për të dhënë një vendim konkret.

Në rast se kjo çështje nuk zgjidhet, do të vihet në pikëpyetje edhe fillimi i ri edicionit të garave, i paraparë për të këtë fundjavë. /Telegrafi/