LAJMI I FUNDIT:

Derbi i javës në Gjilan

Derbi i javës në Gjilan

Sot dhe nesër prej orës 15:00 zhvillohen ndeshjet e xhiros së nëntë të Superligës dhe Ligës së Parë në futboll.

Në Raiffeissen Superligë palët rivale janë këto: sot zhvillohen Prishtina – Liria ndërsa nesër Gjilani – Drita, Besa –Vëllaznimi, Trepça – Hysi, KEKu – Drenica dhe Lepenci – Trepça’89.

Nga këto përballje veçohet dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës që për nga pesha dhe rëndësia gjithnjë merr epitetin e derbit.

Në ligën e parë sot takohen Deçani – Flamurtari, ndërsa nesër Kosova (v) – Rahoveci, Istogu – Ulpiana, Ballkani –Sharri, Ferizaj – Llapi, Ramiz Sadiku – Feronikeli, 2 Korriku – Fushë Kosova dhe Vitia – Hajvalia. Në këtë rang garash për këtë mesjavë veçohet ndeshja Ferizaj – Llapi. /Telegrafi/