LAJMI I FUNDIT:

Xhiroja e dytë në hendboll

Xhiroja  e dytë në hendboll

Në këtë javë skuadrat elite në hendbollin kosovar në të dy konkurrencat do të zhvillojnë ndeshjet e xhiros së dytë të sezonit.

Në konkurrencën e meshkujve palët rivale janë si në vazhdim: nesër, e shtunë, luajnë Deçani – BESA Famiglia në ora 12:30, Kosova – Kastrioti në ora 19:00, Prishtina – Vëllaznimi në ora 15:00 dhe Zhegra – Drita në ora 19:00, ndërsa pasnesër, e diel, luajnë Llapi – Vjosa me fillim në ora 15:30.

Në Superligën e femrave të shtunën zhvillohen tri ndeshje: Kosova – Vëllaznimi në ora 15:30, Prishtina – Drita në ora 18:30 dhe Istogu – Kastrioti në ora 15:30. Të dielën zhvillohet takimi Trepça – KEK-u me fillim në ora 12:00. Shqiponja në këtë xhiro pushon. /Telegrafi/