LAJMI I FUNDIT:

Fillon kampionati i ri në hendboll

Fillon kampionati i ri në hendboll

Këtë fundjavë fillon edicioni i ri në hendbollin kosovar.

Në xhiron e parë të Superligës në konkurrencën e meshkujve takohen: Llapi – Deçani, Vjosa – Zhegra, Drita – Drenica, Trepça – Prishtina, Vëllaznimi – Kosova dhe Kastrioti – Besa Famiglia, e cila do të jetë kryendeshja e javës së parë.

Në konkurrencën e femrave të shtunën dhe të dielën në program janë takimet e xhiros së parë të edicionit të ri të garave. Këto janë palët rivale : Shqiponja- Trepça, KEK-u – Istogu, Kastrioti – Prishtina, Drita – Kosova. Vëllaznimi do të pushojë në javën e parë. Në këtë konkurrencë spikat përballja Kastrioti – Prishtina. /Telegrafi/