LAJMI I FUNDIT:

Kampionati i Volejbollit fillon në këtë fundjavë

Kampionati i Volejbollit fillon në këtë fundjavë

Njëri nga sportet kolektive që zhvillohet në Kosovë, volejbolli, do të fillojë aktivitetet gjatë këtij muaji.

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka vendosur që më 24-25 shtator të fillojë edicioni i ri i garave i Superligës në të dy konkurrencat.

Në xhiron e parë në konkurrencën e meshkujve takohen: Gjimnazisti – Drita, Prishtina – AKPA te Luzha, dhe Peja – Theranda.

Në konkurrencën e femrave këto janë palët rivale të javës së parë: Drita – Kosova (v), Un. AAB Riin. – Skenderaj dhe Prishtina – Kastrioti. Kampionati i ri në ligat e para në të dy konkurrencat do të fillojë me 1 tetor.