LAJMI I FUNDIT:

Nesër xhiroja e katërt e elitës në futboll

Nesër xhiroja e katërt e elitës në futboll

Në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Nesër takohen: Liria – Lepenci, Kek-u – Besa dhe Drenica –Hysi. Të dielen në program janë edhe tri takime tjera: Prishtina-Trepça, Trepça’89 – Gjilani dhe Drita – Vëllaznimi.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 16:00. Bazuar në traditën, rivalitetin dhe namin që e kanë në futbollin kosovar dueli ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës vlerësohet të jetë kryendeshja e kësaj jave. /Telegrafi/