LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Superliga

Rikthehet Superliga

Nesër prej orës 16:00 zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Në këtë javë do të takohen Lepenci-Prishtina, Drita-Trepça 89, Besa-Gjilani, Vëllaznimi-Drenica, Trepça-KEKu, dhe Hysi-Liria.

Debutuesi i Superligës, Lepenci, është i vetmi që në dy javët e para ka shënuar dy fitore ndërsa pa pikë pas dy xhirove kanë mbetur Liria, Besa dhe KEK-u.

Duke parë fillimin e mbarë të Lepencit këtë sezon dhe sukseset e Prishtinës, është e qartë se ndeshja Lepenci – Prishtina do të joshë një vëmendje më shumë se sa që është menduar fillimisht dhe mund të konsiderohet derbi i javës. /Telegrafi/