LAJMI I FUNDIT:

Sezoni i ri i hendbollit fillon më 17 shtator

Sezoni i ri i hendbollit fillon më 17 shtator

Sot në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës me short janë përcaktuar palët rivale për edicionin 2011/12 të Superligës së Kosovës në hendboll.

Edicioni i ri si për meshkuj po ashtu edhe për femra do të fillojë më 17 dhe 18 shtator. Në të dy konkurrencat në xhiron e parë veçohen kryendeshjet Kastrioti – Besa Famiglia dhe Kastrioti – Prishtina.
Në kategorinë e meshkujve në javën e parë më 17/18 shtator takohen:
Llapi – Deçani
Vjosa – Zhegra
Drita – Drenica
Trepça – Prishtina
Vëllaznimi – Kosova
Kastrioti – Besa Famiglia
Në kategorinë e femrave më 17/18 shtator 2011 takohen:
Trepça – Shqiponja
KEK-u – Istogu
Kastrioti – Prishtina
Drita – Kosova
Vëllaznimi – i lirë. /Telegrafi/