LAJMI I FUNDIT:

Fillon afati kalimtar për volejbollistë

Fillon afati kalimtar për volejbollistë

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe përfaqësuesit e klubeve kanë vendosur që afati kalimtar të fillojë më 25 gusht, ndërsa të përfundojë më 5 shtator.

Kampionati i ri 2011-2012 fillon më 24 shtator, ndërsa garat në ligat e para në të dy konkurrencat, femrave dhe meshkujve, fillon një javë më vonë.

Bordi i FVK-së ka paraparë takime me komisonet gjegjëse për plotësime të akteve normative si dhe t’i përcaktojë datat e mbajtjeve të Kuvendit të punës të FVK-së dhe seminarë për gjyqtarë. /Telegrafi/