LAJMI I FUNDIT:

Arsenali në Prishtinë

Arsenali në Prishtinë

Arsenal Soccer School në bashkëpunim me Sport Development Coaching gjatë kësaj fundjave në kompleksin Princ në Prishtinë do të organizojnë trajnime profesionale të futbollit për fëmijët të Kosovës dhe të rajonit.

Në këto trajnime do të punojnë tre trajnerë të licensuar nga akademia e Arsenalit dhe pesë trajnerë kosovarë.

Qëllimi I kësaj iniciative është zgjerimi i shkollave të futbollit të klubit anglez Arsenal në rajonin e Ballkanit perëndimor.

Orari i testimeve: grup-moshat 6, 7 dhe 8-vjeçar prej orës 9:00 deri në 11:00; grupmoshat 9, 10 dhe 11 prej orës 12:30 deri në14:30 dhe grupmoshat 12, 13 dhe 14 prej orës 16:00 deri në 18:00. /Telegrafi/