LAJMI I FUNDIT:

Dështon Skënderbeu

Dështon Skënderbeu

Skuadra shqiptare Skënderbeu ka pësuar humbje para tifozëve të vet nga ekipi qipriot APOEL Nicosia në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Me dy gola të shpejtë të shënuar në gjysmën e dytë (52’ dhe 56’), përmes Morais dhe Manduca, skuadra mysafire doli fituese për t’ia lehtësuar vetes punët për ndeshjen e kthimit.

Gjasat e Skënderbeut për të vazhduar tutje janë minimale, duke qenë se ndeshjen tjetër e zhvillon si mysafir, ndërsa ka disavantazh prej dy golash. /Telegrafi/