Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, priti sot në një takim drejtuesit e Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, për t’iu uruar dhe ofruar përkrahjen e plotë, pas pranimit në Federatën Ndërkombëtare të Shigjetarisë me të drejta të plota. Kjo është federata e tretë nga sportet olimpike në Kosovë, që ka arritur të pranohet në federatën përkatëse ndërkombëtare. Kosovës i duhen vetëm edhe dy anëtarësime të federatave nga sportet olimpike për të plotësuar kriterin parë për aplikim në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Në takim me ministrin, nga Federata e Shigjetarisë së Kosovës kanë qenë Bardhyl Luzhnica, president dhe Agron Mala, sekretar.
Duke i përgëzuar për punën e madhe që kanë bërë, ministri Krasniqi tha se mbështetja nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk do të mungojë në asnjë rrethanë. Ai e ka quajtur një shembull mjaft të mirë Federatën e Shigjetarisë së Kosovës me punën që ka bërë, ndërsa shfaqi shpresën se shumë shpejtë edhe federata tjera do të bëhen pjesë e asociacioneve përkatëse ndërkombëtare. MKRS dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore, tha ministri Krasniqi, po punojnë në shumë drejtime në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, nën flamurin e Kosovës.
“Ne jemi duke punuar, siç thuhet, në të gjitha frontet për të mundësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, tha ai duke folur edhe për mbështetjen dhe progresin që është arritur në kërkesën për pjesëmarrje në LO “Londra 2012”.
“Është vërtetë se prioritet i yni është krijimi i mundësive për pjesëmarrje të sportistëve tanë në “LONDRA 2012”. Të gjitha angazhimet në këtë drejtim, me njerëz të fushave të ndryshme, gjithmonë janë në funksion të rritjes se një presioni pozitiv në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Progresi është vështirë të matet në periudhë të shkurtër, por padyshim që ka lëvizje sepse ajo që unë konsideroj progres është ngritja e vetëdijesimit tek bartësit në nivel ndërkombëtar, të cilët do ta thonë fjalën e vet në fund. Ne do t’i mbështesim federatat në funksionalizimin e tyre, zhvillimin e garave dhe përfaqësim ndërkombëtar”, deklaroi Krasniqi.
Nga ana e tyre, drejtuesit e Federatës së Shigjetarisë, presidenti Bardhyl Luzhnica dhe sekretari Agron Mala falënderuan ministrin Krasniqi dhe stafin e tij, që ka treguar përkrahje të fuqishme, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ata folën edhe për angazhimet e tyre deri tash dhe planet për të ardhmen. “Në vazhdimësi kemi pasur mbështetje nga MKRS dhe ky ishte një projekt i përbashkët. Ne e kemi mbështetjen e vazhdueshme të MKRS dhe i jam shumë mirënjohës ministrit dhe të gjithëve. Ne jemi në vazhdimësi të realizimit të projekteve dhe presim mbështetje në shumë fusha”, tha sekretari Agron Mala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos