LAJMI I FUNDIT:

Salihi: Kam hesape të vjetra me Bosnjën

Salihi: Kam hesape të vjetra me Bosnjën

Hamdi Salihi do të jetë i gatshëm për të luajtur në takimin e sotëm kualifikues për Euro 2012 kundër Bosnjës, madje ka thënë se ai ka ‘hesape të vjetra’ me rivalin e sotëm.

“Po, jam gati të luaj. Me Bosnjën kam hesape të vjetra, sepse në ndeshjen e kaluar pata shumë raste dhe i shpërdorova”, ka thënë Salihi në konferencën e shtypit në Zenicë.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve e zhvilluar në Qemal Stafa kishte përfunduar me barazim 1-1, në të cilën ndeshje Salihi mes shumë rasteve goditi edhe traversën. /Telegrafi/