LAJMI I FUNDIT:

Basketboll, derbi në finale

Basketboll, derbi në finale

Basketbolli kosovar edhe njëherë do të jetë maksimalisht i nxehtë, pasi në finalen e BKT Superligës së Kosovës në basketboll do të përballen rivalët e vjetër, Prishtina dhe Peja.

Peja e siguroi finalen pasi edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Pejë mposhti Bambin me rezultat 88-78.

Më herët gjatë ditës Prishtina përfundoi me sukses turizmin në Mitrovicë, me ecje të lirë nëpër palestrën Minatori me rezultat 67-105.

Ndeshja e parë e finales do të zhvillohet në Prishtinë më 25 maj. /Telegrafi/