LAJMI I FUNDIT:

Skela: Fitore për shqiptarët

Skela: Fitore për shqiptarët

I rikthyeri pas pesë mujash në kombëtare, Ervin Skela, ka paralajmëruar lojë sulmuese të Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, ndërsa ka shfrytëzuar rastin që t’ua dedikojë fitoren gjithë shqiptarëve, ende pa filluar takimi.

“S’mund ta them tani që barazimi është humbje për ne. Ne jemi euforikë dhe këtë gjendje na e sjell rezultati pozitiv. Varet se si do të shkojë loja. Ndaj Danimarkës apo Bosnjës jemi kënaqur me barazimin. Bjellorusia është ekip shumë i vështirë, i fortë, që luan shpejt, në mënyrë kompakte. Pra, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nëse e kemi mundësinë për fitore, do ta fitojmë, në të kundërt edhe barazimi është i kënaqshëm”, theksoi mesfushori kuq e zi.

Shqipëria takohet me Bjellorusinë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. /Telegrafi/