LAJMI I FUNDIT:

Behrami: Liga Premier më e vështirë se Serie A

Behrami: Liga Premier më e vështirë se Serie A

Mesfushori kosovar i Fiorentinës, Valon Behrami, ka deklaruar në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të tij në fanellën e Violas se Liga Premier është shumë, shumë më e vështirë se Serie A.

“Debutimi ndaj Lazios? Do të jetë ndeshje e vështirë në udhëtim, por jam i qetë. Kam emocione, por është për shkak se do të bart fanellën e Fiorentinës. Përvoja ime në Angli ishte e rëndësishme. Puna ishte fizike dhe nuk kishte aq shumë presion jashtë fushe”.

“Në shumë aspekte mendoj se futbolli anglez është më i vështirë se ai italian”, u shpreh Behrami. /Telegrafi/