LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri shënon në fitoren e Baselit

Shaqiri shënon në fitoren e Baselit

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore prej 3-0 kundër Wohlen në një ndeshje miqësore të zhvilluar të mërkurën.

Mesfushori me prejardhje kosovare që mbron ngjyrat e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ishte realizues i golit të parë në këtë takim (10’).

Baseli e fitoi ndeshjen që në pjesën e parë, ndërsa dy golashënuesit tjerë ishin Genseric Kusunga (18’) dhe Alexander Frei (26’). /Telegrafi/