LAJMI I FUNDIT:

Ibraimi transferohet në Sevastopol

Ibraimi transferohet në Sevastopol

Sulmuesi i lindur në Kërçovë të Maqedonisë, Besart Ibraimi, ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Premier Liga e Ukrainës, PFK Sevastopol.

24-vjeçarit i kishte përfunduar kontrata me Schalke 04, ashtu që ai mbeti transfer i lirë, ndërsa interesimi i skuadrës ukrainase bëri që ai të kalonte në Sevastopol.

Te klubi ukrainas, Ibraimi do të qëndrojë deri në fund të qershorit 2012, ndërsa do të përfitojë nga 350.000 euro në vit. /Telegrafi/