LAJMI I FUNDIT:

Salihi vazhdon të shkëlqejë

Salihi vazhdon të shkëlqejë

Rapid Vienna ka shënuar fitore prej 3-1 në ndeshjen miqësore kundër St. Gallen, ndërsa edhe në këtë takim njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi.

Rapidi u gjet në disavantazh në minutën e 50-të, mirëpo me dy gola të shpejtë (51’ dhe 53’), sulmuesi kuqezi e përmbysi rezultatin duke e kthyer në favor të skuadrës së tij.

Ekipi austriak shënoi edhe një herë pa përfunduar takimi (89’) përmes Christopher Drazan, për të mbyllur ndeshjen me rezultat 3-1. /Telegrafi.