LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Ndjehem për mrekulli

Bajrami: Ndjehem për mrekulli

Mesfushori kosovar Emir Bajrami është rikthyer në fushë pas katër muaj pushimi për shkak të lëndimit, për të ndihmuar ekipin e tij Twente të shënojë fitore 5-0 ndaj Heracles.

22-vjeçari lëndoi gjurin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamit në White Hart Lane në fund të muajit shtator, dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike që e la jashtë fushe për gati katër muaj.

Gatë një prononcimi për Futbollskanalen, siç përcjell e përditshmja sportive kosovare “Sport”, mesfushori është zotuar se ndjehet mirë.

“Ndjehem për mrekulli. Kam marrë lëvdata nga të katër anët pas rikthimit. Tani jam i gatshëm përsëri. Sigurisht se ishte një periudhë mjaft e vështirë dhe frustruese për mua”.


“Unë jetoj për futbollin dhe nuk ishte një gjë e mirë t’i qëndroja larg. Por, një njeri bëhet më i fortë kur përjeton gjëra të tilla. Ti duhet ta ‘heqësh plumbin’ dhe të vazhdosh më tej”, citohet të ketë thënë Bajrami. /Telegrafi/