LAJMI I FUNDIT:

Bushaj nesër nënshkruan me Sivasspor

Bushaj nesër nënshkruan me Sivasspor

Mesfushori kosovar Gjergj Bushaj, i cili aktivizohet për ekipin kroat Istra, është shumë afër të kalojë në kampionatin turk te Sivasspor, shkruan sportivja kosovare “Sport”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë menaxheri i lojtarit, Elver Raça, i cili ka pohuar se marrëveshja tashmë është arritur dhe pritet vetëm nënshkrimi.

“Të shtunën, Gjergji do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Sivassporin e Turqisë. Gjergji dhe unë jemi shumë të lumtur me arritjen e marrëveshjes, pasi Sivasspor bën gara në elitën turke të futbollit dhe është mundësi shumë e mirë për afirmimin e Bushajt”, ka thënë Raça.

Sivasspor pozicionohet në pjesën e poshtme të tabelës së ligës elitare të kampionatit turk, saktësisht në pozitën e 15-të me vetëm 15 pikë të grumbulluara, një pikë larg zonës së rrezikut. /Telegrafi/