LAJMI I FUNDIT:

Stinori pranveror fillon më 5 mars

Stinori pranveror fillon më 5 mars

Komiteti ekzekutiv i Federatës së Futbollist të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku pos që u debatua për çështjet që brengosin më së shumti këtë federatë, u mor dhe vendimi për datën e fillimit të stinorit pranveror.

Kështu, garat në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll do të nisin më 5 mars, ndërsa më 26 shkurt do të zhvillohen ndeshjet në kuadër të Kupës së Kosovës.

Prishtina është kampione vjeshtore e Kosovës në futboll me 39 pikë, gjashtë më shumë se përcjellësi i parë Hysi. /Telegrafi/