LAJMI I FUNDIT:

Xhemajli preferon rikthimin në Angli

Xhemajli preferon rikthimin në Angli

Mesfushori i Parmës, Blerim Xhemajli, ka thënë se ai do të preferonte rikthimin në Ligën Premier, pasi nuk arriti të lë shenjë me Boltonin.

“Do ishte kënaqësi të luaj në një skuadër të madhe. Por, ky është synim i të gjithë futbollistëve. Kam mundësi të mira. Do të kisha dëshirë të laja në La Liga ose Ligën Premier”, theksoi Xhemajli.

Xhemajli që më se dy vjet e gjysmë luan në Serie A, ndërsa lirisht mund të konsiderohet një prej mesfushorëve më të mirë në Kampionatin Italian. /Telegrafi/