LAJMI I FUNDIT:

Vaj halli për fëmijët e Vizbegut, 4km për të shkuar në shkollë (Video)

Vaj halli për fëmijët e Vizbegut, 4km për të shkuar në shkollë (Video)

Derisa Komuna e Butelit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, flasin për projekte dhe premtime, rreth 800 nxënësit shqiptar të lagjes Vizbeg të Shkupit, mbeten pa shkollë dhe janë të detyruar të ecin çdo ditë në këmbë 4 kilometra për të arritur tek shkolla fillore ’26 Korriku’ në komunën e Shuto Orizarës.

Banorët tanimë disa herë kanë bërë kërkesa në komunën e Butelit si dhe në Ministrinë e Arsimit, por përgjigja ka qenë se shkolla e vjetër nuk do të rregullohet, por do të ndërtohet një e re.

Ata theksojnë se ende nuk ka asnjë shenjë të objektit të ri shkollor.

“Ne morëm iniciativë në vitin 2005, që të ndërtojmë një shkollë, ky vende është për shkollën, tri herë dorëzuam dokumentet në MASH, deri tani s`kemi asnjë përgjigje. Prej këtu deri në shkollën “26 korriku”, i kanë afër 2 km, ndërsa kemi edhe nga Momin Potok edhe në funde të lagjes Vizbeg, verë dimër udhëtojnë në këmbë nga 3 km”, shprehet një banor.


Edhe nxënësit theksojnë se janë të detyruar të shkojnë në shkollat në komunat Shuto Orizarë, Çair, Butel dhe Karposh. Ata kërkojnë shkollë në vendbanimin e tyre.

“Po shumë dëshirë kamë të kamë shkollë në Vizbeg, shtë vështir shumë e madhe, rrugët janë të këqija, kur po vjen stina e dimrit gjithë është baltë”.

“Unë kisha thënë. se a mundet dikush të më rregulloj një shkollë, sepse jemi shumë larg jemi shumë keq kur po bjer shij dhe borë po lagemi”.

“Vijë prej lagjes Vizbeg, rrugë janë shumë të këqija , s’po mundemi deri këtu të vijmë kisha pesë dëshirë të mësoj në lagjen time”, kështu shprehen nxënësit.

Këto nxënës të kësaj lagje kanë stërngarkuar edhe shkollën e komunës fqinje “26 Korrikun” në Shuto Orizare. Drejtori i kësaj shkolle, Halit Sejdi theksoi se për shkak të kësaj situate, shkolla është e detyruar ë punojë në tre turne.

“Një numër i madh është nxënësve shqiptar të lagjes së Vizbegut ku numri arrin diku 600 nxënës deri 650 nxënës nga Vizbegu. Transporti nuk ju sigurohet sepse është një largësi jo shumë e madhe diku 1, gjysme”, thotë drejtori Sejdi.

Kryetari i komunës së Butelit, Petre Llatinovski premtoi për rindërtimin e shkollës duke sqaruar se ky objekt shkollor do të fillojë të ndërtohet në një të afërm sa më të shpejt të vitit 2016.

“Dua te fillojmë ndërtimin edhe të një shkollë, e ajo shkollë do ta ndërtojmë në lagjen Vizbeg. Ju kemi premtuar qytetareve dhe jo vetëm qe kemi premtuar por kane nevojë baronët për shkolle fillore, plani është miratuar ku ka kaluar në shume faza, tani jemi nisur në një faze përfundimtare ajo është se si ti rregullojmë çështjet pronësorë juridike, ne fashitin Vizbeg”, thotë Latinovski.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdulaqim Ademi thotë se Komuna e Butelit ende nuk ka dorëzuar një projekt, ai tha:

“Komuna e Butelit , ka miratuar planin detal urbanistik në lagjen e Vizbegut, në mesin ku ka parë një tokë për ndërtuar shkollë Fillore. Gjithashtu këtu jemi në koordinim me komunën e Butelit, për përpilimin e një projekti kryesor dhe momentin kur e kemi projektin kryesor, mundë të flasim për ndërtim. Edhe ne mundë të dalim në ndihme komunës së Butelit për mjete financiare”.

Premtimi i shkollës për lagjen Vizbeg, ekziston nga viti 2005, ku është ndarë edhe tokë prej diku 3.300 metra katrorë për këtë qëllim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Kalo në kategori