LAJMI I FUNDIT:

Kështu dukej komandant “Shqiponja” më 2001 (Video)

Kështu dukej komandant “Shqiponja” më 2001 (Video)

Në një video të publikuar në Youtube nga lufta e vitit 2001 në Kumanovë, shihet njësia speciale e UÇK-së "Shqiponja" dhe komandanti i kësaj njësie Xhemail Rexhepi, i vrarë të enjten në një incident në Kumanovë.

Njësia kishte bazën në fshatin Matejç, ndërsa kishte vepruar me aksione diverzante në të gjithë rajonin e Likovës.
Në bazë të njësisë edhe Xhemail Rexhepi kishte marrë nofkën komandant "Shqiponja". Në video shihet aftësitë dhe përgatitjet e larta ushtarake të këtij njësiti. /Telegrafi/