LAJMI I FUNDIT:

Digjet shtëpia, shpëton e moshuara

Digjet shtëpia, shpëton e moshuara

Një shtëpi është djegur tërësisht në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër.

Banesa e 90-vjeçares Qamile Rexha është shkrumbuar nga flakët, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Kanë qenë pikërisht banorët e lagjes, të cilët kanë mundur të nxjerrin jashtë të moshuarën dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.

Ndërhyrja e kësaj të fundit nuk ka mundur të shpëtojë banesën e gruas së moshuar, por është parandaluar përhapja e flakëve në shtëpitë pranë saj.


Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. /Telegrafi/