LAJMI I FUNDIT:

Kakavijë, kapen 10 kilogramë marihuanë

Kakavijë, kapen 10 kilogramë marihuanë

Dhjetë kilogramë marihuanë u sekuestruan ditën e diel, pas një kontrolli të kryer nga policia kufitare në pikën doganore të Kakavijës.

Burime policore informuan se në pranga është vendosur shoferi i automjetit, Pëllumb Danaj, si i dyshuar për përkatësinë e lëndës narkotike.

Top-Channel njofton se droga ishte fshehur në një kuti kartoni dhe ishte vendosur së bashku me valixhet e pasagjerëve. /Telegrafi/