LAJMI I FUNDIT:

Elbasan, plagoset 23 vjeçarja, identifikohen autorët

Elbasan, plagoset 23 vjeçarja, identifikohen autorët

Një 23 vjeçare u plagos rëndë mbrëmjen e së premtes në Elbasan nga 2 persona.

Gersa Thomai u plagos nga 38-vjeçari me iniciale G.S që mendohet të ketë qenë dhe personi që ka qëlluar mbi të dhe 29-vjeçari me iniciale N.D.

Plagosja ndodhi mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit, pranë konviktit të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", ndërsa 23 vjeçarja punonte si kamariere në një lokal afër universitetit.

Policia tha se “Gersa Thomai është qëlluar në qafë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.”


Policia po punon për kapjen e autorëve. /Telegrafi/