LAJMI I FUNDIT:

Malishevë, aksident i rëndë trafiku

Malishevë, aksident i rëndë trafiku

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur në afërsi të fshatit Astrazub të Malishevës, njofton RTV21.

Sipas policisë rajonale në Prizren, aksidenti i rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:20, me ç’rast ishin përfshirë një veturë e markës “Mercedes” dhe një kamion transportues.

Ngjarja ka ndodhur kur vetura Mercedes që lëvizte nga Malisheva në drejtim të Rahovecit kishte hyrë në tejkalim të një kamioni dhe në pamundësi për ta tejkaluar është ndeshur me një kamion, i cili po vinte nga ana e kundërt.