LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, vritet 30 vjeçari me mjete të forta

Tiranë, vritet 30 vjeçari me mjete të forta

Një 30 vjeçar mbeti i vrarë pasditen e të martës në Sauk të vjetër.

Policia bën të ditur se viktima Vilson Përleka është goditur për vdekje me mjete të forta. Nga të dhënat e para hetimore, mësohet se pas përplasjes së dy makinave ka lindur një sherr fizik mes personave që ndodheshin në secilin automjet.

Policia ka arrestuar si autor të vrasjes Erald Sinën, rreth të 30-tave. Ndërsa dy persona të tjerë pas janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje duke u lënë më pas të lirë./Telegrafi/