LAJMI I FUNDIT:

Dy të vrarë në Gjakovë

Dy të vrarë në Gjakovë

P. I., profesor dhe A. S., mjeke, janë gjetur të vdekur në mëngjesin e të hënës në banesën e cila gjendet në kodrën e Çabratit, në Gjakovë. Motivi i vrasjeve ende nuk bëhet i ditur ndërkohë që, rasti po hetohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale të Pejës.

“Me datë 17.10.2011 është raportuar se në kodrën e Çabratit, rruga ‘Martinë Camaj’, janë gjetur dy trupa të pajetë. Patrulla policore nga Stacioni Policor në Gjakovë, menjëherë i është përgjigjur rastit. Në vendngjarje janë vërejtur dy persona të lënduar nga armë zjarri, të cilët nga plagët e marra kanë vdekur”, citon RTV21 fjalët e kapitenit policor, Bekim Avdiaj.

Njoftohet se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja dhe në dorën e djathtë të viktimës mashkull, P.I., rreth 34 vjeç, i lindur dhe banues në fshatin Bec të Gjakovës, është gjetur arma e tipit “Revolver colt. cal. 38 special”, ndërsa viktima tjetër e këtij rasti është, A. S., 27 vjeçe, nga Gjakova.Trupat e pajetë, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë dërguar për autopsi në Laboratorin e Institutit Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti do të hetohet dhe procedohet nga organet përkatëse.