LAJMI I FUNDIT:

Vranë 43 vjeçarin, arrestohen autorët

Vranë 43 vjeçarin, arrestohen autorët

Policia e Lezhës arrestoi tre autorët e vrasjes të së mërkurës në fshatin Shënkoll.

Burime nga policia thanë se “janë arrestuar shtetasit Pëllumb Nika, Ferdinand Hoti dhe Nikolin Luli pasi dyshohen se janë autorë të vrasjes së 42 vjeçarit Tonin Gjoni.”

Tre personat e arrestuar dyshohen se vranë për motive të dobëta 43 vjeçarin Gjoni dhe më pas u larguan nga vendngjarja.

Menjëherë pas ngjarjes policia e Lezhës nisi hetimet dhe pas disa orësh kërkimesh intensive bëri të mundur edhe arrestimin e autorëve. /Telegrafi/