LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 38 vjeçari për armëmbajtje pa leje

Arrestohet 38 vjeçari për armëmbajtje pa leje

Një 38 vjeçar u arrestua mëngjesin e së mërkurës nga policia e Matit pasi u kap me një sasi armësh pa leje.

Burime nga policia thanë se “është arrestuar 38 vjeçari Aleksandër Lepuri të cilit gjatë një kontrolli iu sekuestrua një automatik dhe një sasi granatash dhe fishekësh.”

Materialet në ngarkim të 38 vjeçarit i kaluan prokurorisë së rrethit për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/