LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, vritet një 17-vjeçar

Tetovë, vritet një 17-vjeçar

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të martën në Tetovë. Pas një zënke të dy adoleshentëve rreth orës 13.20 minuta, është vrarë 17 vjeçari Lavdrim Pajaziti, nga fshati Sllatinë i komunës së Tearcës, nxënës i shkollës së mesme të bujqësisë.

Sipas të dhënave të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, incidenti ka ndodhur pas një zënke verbale mes dy të rinjve. Vrasësi, i cili dyshohet të jetë moshatar i viktimës, ka nxjerrë revolen dhe i ka shkrepur dy plumba, në gjoks dhe në shpinë që ishin fatale për të riun.

“Sot rreth orës 13 e 30 në afërsi të bibliotekës së qytetit apo më saktë para shtëpisë së Kulturës, në 17 vjeçarin J.P nga Sllatina me armë zjarri me siguri pistoletë, ka gjuajtur dhe vrarë një 18 vjeçar nga rrethina e Shkupit, i cili ende është në arrati megjithatë identiteti i tij është i njohur për policinë e është duke u hulumtuar intensivisht për kapjen e tij”, citon Alsat-M fjalët e Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë. /Telegrafi/