LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, digjet makina e drejtorit të policisë bashkiake

Vlorë, digjet makina e drejtorit të policisë bashkiake

Dy persona të paidentifikuar dogjën në orët e para të mëngjesit të së dielës, makinën e drejtorit të policisë bashkiake të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ndodhi në lagjen Isa Boletini, ku dy persona ende të paidentifikuar i vunë flakën makinës së drejtorit të policisë bashkiake Ardian Veliu.

Policia tha se “menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa dy autorët duke përfituar nga errësira janë larguar nga vendngjarja dhe fatmirësisht nga zjarrëvënia nuk ka të lënduar.”

Policia nisi hetimet për identifikimin e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes. /Telegrafi/