LAJMI I FUNDIT:

Kapet shqiptari i kërkuar në Belgjikë

Kapet shqiptari i kërkuar në Belgjikë

Një shqiptar u arrestua nga autoritetet e policisë greke në Kakavijë, pasi për të ekzistonte një urdhërarresti ndërkombëtar.

Shqiptari, 24 vjec, kërkohej nga autoritetet belge të drejtësisë, të cilat e akuzojnë për pjesëmarrje në trafikim dhe falsifikim, vepra penale të kryera në Belgjikë.

Shqiptari i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Janinës, ku do të kryhen procedurat për dërgimin e tij në Belgjikë, raportoi BW./Telegrafi/