LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, grabitet një pikë e faturimit të energjisë elektrike

Tiranë, grabitet një pikë e faturimit të energjisë elektrike

Një pikë e faturimit të energjisë elektrike u grabit paraditen e së premtes në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pranë Shkollës së Baletit, ku persona të maskuar hynë në pikën e faturimit të energjisë dhe nën kërcënimin e armëve u grabitën punonjëseve një sasi parash.

Nuk dihet ende shuma e grabitur dhe policia e cila shkoi menjëherë në vendngjarje, nisi hetimet për identifikimin e autorëve. /Telegrafi.