LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen dy persona

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen dy persona

Dy persona u plagosën mbrëmjen e së premtes, si pasojë e një aksidenti në fshatin Luz, në Fushë-Krujë.

Humbja e kontrollit të automjetit si dhe shpejtësia e madhe e tij bënë që makina të dalë nga rruga dhe të përplaset me një pemë anës rrugës. Përplasja ishte e fortë dhe si pasojë e saj dy pasagjerë u plagosën rëndë.

Policia rrugore shkoi në vendngjarje dhe bëri këqyrjen e vendngjarjes si dhe nxori shkakun e aksidentit, shpejtësinë e madhe me pasojë daljen nga rruga të automjetit. /Telegrafi/